Shea: Presioni i Perëndimit jo ndaj Kosovës, por mbi Serbinë

ina-online
ina-online

22 Gusht, 2023

Ish-Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, thotë se Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i vlerësojnë tash përpjekjet që po i bën Qeveria e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri dhe sipas tij, së shpejti t’i heqin masat ndëshkuese. Ai tha se Perëndimi po i bën më shumë presion Kosovës, sesa Serbisë, e që sipas tij do të duhej të ishte e kundërta.

Shea tha se janë për t’u përshëndetur përpjekjet e qeverisë së Kosovës për ta de-eskaluar situatën në pjesën veriore të vendit dhe për t’i integruar sërish serbët në shërbimet publike.
“Periudhën e fundit situata në pjesën veriore ka qenë e qetë dhe tani shpresoj që kjo do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Konsideroj që tani komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion Serbisë, në rast se serbët etnik pengohen nga Beogradi që të shërbejnë në institucionet e Kosovës”, deklaroi Shea për Tëvë1.

Ai thotë se Kosovës po i bëhet më shume presion për shkak se ajo është më e varur nga Perëndimi.

Sipas tij do të ishte me produktive nëse presion i bëhet palës më të fortë siç është në këtë rast Serbia.

“Le të jemi të sinqertë është e vërtetë se Kosovës po i bëhet më shumë presion sesa Serbisë. Kjo po ndodh për arsyen se Kosova është më e varur nga Perëndimi në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë, prandaj këta të fundit e kanë më të lehtë që të ushtrojnë presion mbi palën më të dobët. Megjithatë, sipas meje, kjo nuk është një qasje korrekte që t’i bësh presion gjithnjë palës më të dobët. Do të duhej të ishte e kundërta, pra presion duhet te kishte mbi palën më të fortë. Rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian duhet të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shtoi ish-zëdhënësi i NATO-s.

Shea ka folur edhe për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

“Ka paralele të ngjashme mes Kosovës dhe Ukrainës. Populli i Ukrainës tani po vuan ashtu siç kanë vuajtur kosovarët në të kaluarën. Prandaj sot ukrainasit kanë krijuar një simpati për Kosovën, dhe kjo mund të ndikoj pozitivisht që pozicioni i Ukrainës ndaj Kosovës të ndryshojë. Do ishte një lajm i jashtëzakonshëm nëse Ukraina e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha ai më tej.

Top Stories00:1601:00 [Po tentonin të avanconin drejt pozicioneve të ukrainasve, ushtarët rusë vriten – goditen nga bomba që hidhet nga droni] [Sa persona kishte në koncertin “Time Capsule II” të Capital T?] [“E du Prizrenin”, Totaj me fushatë për provimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti] [Declan Rice tallet me transferimin rekord të Moises Caicedo në Chelsea] [“Eco Guerilla”: I gjithë Pollogu në tym, institucionet nuk reagojnë] [Jahja Lluka së shpejti boton librin “Bllaca ’99 – Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”] [Pioli tregon se kush është lideri i Milanit pas largimit të Ibrahimovicit] “E du Prizrenin”, Totaj me fushatë për provimin etrashëgimisë kulturore të këtij qyteti

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Gjermania “thirrje urgjente” Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi

vucic-1

Plani mizor i Vuçiqit, gjenerali shqiptaro-amerikan zbardh prapaskenat: Planifikon rrëmbimin e policëve të Kosovës!

Canak

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu Ganja

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

INFO

NA NDIQ