Në opinion po qarkullojnë shifra të ndryshme se sa ushtarë rus janë vrarë në luftimet në Ukrainë.
Por shifra më të besueshme duke u bazuar në burime nga terreni ka dhënë edhe shërbimi inteligjent amerikan CIA, përcjell INA duke cituar media të huaja.
Shefi i CIA-s, William Burns, shtoi, për të qenë më të saktë, në luftimet në Ukrainë janë vrarë midis 2000 dhe 4000 ushtarë rusë.
“Unë mendoj se Putini është i zemëruar dhe i frustruar dhe ndoshta do të përpiqet të thyejë ushtrinë ukrainase pavarësisht nga viktimat civile”, tha Burns.
Një shifër të ngjajshme e ka dhënë edhe Scott Berrier, kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA-ve.
Ai shtoi se ishte një vlerësim i bazuar në inteligjencën dhe burime të tjera që i kanë në dispozicion.(INA)