Shefi i diplomacisë së BE-së: Palestinezët po përballen me dhunë në rritje

Picture of INA
INA

19/02/2024

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se dhuna kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar është rritur që nga 7 tetori dhe ky territor palestinez “po vlon”.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Borrell tha se është e nevojshme një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse, e cila përfshin “jo vetëm Gazën, por edhe Bregun Perëndimor”.

“Po, ne duhet t’i japim fund luftës në Gaza, por askush nuk ka folur shumë për Bregun Perëndimor. Dhe Bregu Perëndimor është pengesa e vërtetë për zgjidhjen me dy shtete. Bregu Perëndimor po vlon. Niveli i dhunës kundër palestinezëve është rritur që nga 7 tetori”, tha Borrell.

Borrell theksoi se dhuna veçse është në një nivel shumë të lartë para 7 tetorit, si dhe shtoi se “nëse tani agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) duhet të ndalojë mbështetjen për popullin palestinez në Bregun Perëndimor, ne mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh”.

Ai u kërkoi anëtarëve të bllokut evropian të jenë më të bashkuar për të luajtur një “rol gjeopolitik” për këtë çështje, siç ka qenë rasti në lidhje me Ukrainën.

“Por këtu shoh se ka një shpërndarje të qasjeve dhe shumë vende anëtare duan të luajnë lojën e tyre”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja duhet të jetë “më shumë se në bord”.

“Nuk ka paqe në Lindjen e Mesme pa perspektivë të qartë për popullin palestinez”

Më tej, Borrell bëri thirrje për mbështetje të nismës arabe, duke shtuar se “pa një perspektivë të qartë për popullin palestinez nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme dhe siguria e Izraelit nuk do të garantohet vetëm me mjete ushtarake”.

Shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian gjithashtu kujtoi se së fundmi ai lëshoi një deklaratë që i bëri thirrje Izraelit “të shmangë veprimet ushtarake kundër një zone me popullsi shumë të dendur, që është Rafah, ku 1.7 milionë po shtyhen pas murit”.

“Hamasi është një ide dhe ju nuk e vrisni një ide. E vetmja mënyrë për të vrarë një ide është të propozoni një ide më të mirë”, tha Borrell, duke sugjeruar se duhet të ketë përpjekje që palestinezët dhe izraelitët të jetojnë “krah për krah në paqe dhe siguri të përbashkët”.

Sipas tij, “kjo nuk do të arrihet vetëm me mjete ushtarake”. Ai theksoi nevojën për një “zgjidhje të përgjithshme politike të konfliktit”.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, duke vrarë mbi 28 mijë palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, si dhe duke shkaktuar një shkatërrim masiv dhe mungesë të gjërave të nevojshme.

Sipas OKB-së, lufta izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Po ashtu rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur më parë nga ofensiva e Izraelit në Gaza janë strehuar në Rafah, duke kërkuar strehim nga armiqësitë që kanë shkatërruar një pjesë të gjerë të territorit palestinez.

Planet e raportuara për një ofensivë në qytetin Rafah kanë ngritur alarmin ndërkombëtar, me shumë vende që kërkojnë vetëpërmbajtje ose anulim të operacionit.

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË