Shefi i diplomacisë spanjle sot në Shkup për të mbështetur eurointegrimet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Prill, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit i Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albarez Bueno, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të jetë në një vizitë pune njëditore në Shkup, njoftoi MPJ.

Shefi i diplomacisë spanjolle, Albarez, përveç takimit me nikoqirin e tij, ministri Osmani, do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, vend qendror në bisedimet pritet të jetë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, në dritën e presidencës së ardhshme të Spanjës me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit. Në këtë drejtim është planifikuar nënshkrimi i Memorandumit dypalësh të Mirëkuptimit për zhvillimin e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit në BE.

Në takimet do të diskutohet edhe për mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe bashkëpunimin sektorial në segmente të tjera të jetës shoqërore.

Vizita e Albarezit në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të tij në Ballkan. Pardje ishte në Beograd, dje në Sarajevë, ndërsa pardje në Shkup do të vizitojë edhe Tiranën.

Ministria e Jashtme spanjolle tha se Albarez po vinte në Balakan për të përcjellë interesin e ripërtërirë të Madridit për vendet e rajonit dhe për të njoftuar se Spanja, pasi të marrë presidencën e BE-së më 1 korrik, do të mbështesë përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me bashkimin. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ