Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s sot për vizitë në Shkup

ina-online
ina-online

4 Shtator, 2023

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai sot do të ketë takime me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant-kolonelin Vasko Gjurçinovski dhe ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Sipas rendit të ditës, pas takimeve do të mbahet një konferencë për shtyp.

Gjatë vizitës në Shtabin e Përgjithshëm dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, kryetari i organit më të lartë këshillues ushtarak të NATO-s do të njihet me planet dhe zhvillimin e kapaciteteve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, procesin e transformimit dhe pajisjes, si dhe me pjesëmarrjen e Ushtrisë në operacione dhe aktivitete stërvitore.

Admirali Bauer gjatë ditës do të ketë takim me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Bauer do të vizitojë edhe kazermën “Ilinden”, ku do të ndjekë një pjesë të aktiviteteve të planifikuara të batalionit të forcave speciale, ndërsa të nesërmen do të vizitojë edhe Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”, ku do të mbajë një leksion për pjesëtarët. të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Akademisë Ushtarake. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-21-53-18-404-edit_com.android.chrome

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ