Këshilli Federal në Zvicër po bën sërish thirrje për vaksinime teksa në dimër situata rrezikon të përkeqësohet.
Shefi zviceran i Moderna-s, Dan Staner, ka deklaruar se Zvicra bëri gjithçka siç duhet.
“OBSH vuri re dy variantet e virusit, sepse ato mund të jenë më ngjitëse se variantet e mëparshme”, shpjegoi Dan Staner, i cili është përgjegjës për tregjet zvicerane, gjermane, austriake dhe të Lindjes së Mesme në Moderna.
Ai u shpreh se tani një version i ri po vjen së shpejti në treg, teksa për Blick tha se do ta dorëzojnë vaksinën e të përshtatur në Zvicër brenda dy ose tre javësh, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një vaksinë krejtësisht e re që funksionon edhe kundër dy varianteve të reja. Moderna është e vetmja kompani që ka të dhënat klinike për të vërtetuar efektivitetin e vaksinës së saj kundër Pirolës dhe Erisit”, deklaroi ai.