Shefi i NATO-s telefonon Vuçiqin: Nëse cenohet stabiliteti i Kosovës, KFOR i gatshëm të ndërhyjë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  përmes një postimi në tuitter ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, lidhur me tensionet e fundit në veriun e Kosovës dhe rrezikimin e sigurisë nga Serbia.

Numri një i NATO-s ia ka bërë të qartë kreut të shtetit serb, se nëse do të cënohet stabiliteti i Kosovës, forcat Euroatlantike janë të gatshme të ndërhyjnë.

Detajet e bisedës mes Stoltenberg dhe Vuçiç janë bërë të ditur përmes një postimi në tuiter si më poshtë: