Shefi i OBSH-së paralajmëron: Bëhuni gati për sëmundjen X

ina-online
ina-online

17/01/2024

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka theksuar rëndësinë e përgatitjes për sëmundjen X, duke shprehur shpresë se deri në muajin maj vendet do të arrijnë një marrëveshje pandemike për të trajtuar këtë “armik të përbashkët”, transmeton Anadolu.

“Marrëveshja e pandemisë mund të sjellë në një të gjithë përvojën, të gjitha sfidat me të cilat jemi përballur dhe të gjitha zgjidhjet”, tha Ghebreyesus në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Duke theksuar se sëmundja X, një sëmundje e panjohur, u përdor si term për herë të parë në vitin 2018, Ghebreyesus theksoi se ka gjëra të panjohura që mund të ndodhin dhe se çdo gjë që ndodh është “çështje kur e jo nëse”.

“Ne nuk duhet të përballemi me gjërat të papërgatitur, ne mund të përgatitemi edhe për disa gjëra të panjohura”, tha Ghebreyesus në panelin e diskutimit të titulluar “Përgatitja për sëmundjen X”.

Duke iu referuar rëndësisë së kërkimit dhe zhvillimit, si dhe infrastrukturës shëndetësore dhe fuqisë punëtore për t’u përgatitur për sëmundjen X, Ghebreyesus theksoi se shëndeti parësor është vendimtar siç e pa bota gjatë pandemisë COVID-19.

“Edhe komunitetet mund të përgatiten për sëmundjen X”, tha Ghebreyesus, duke shtuar se shëndeti publik, arsimi dhe komunikimi duhet të jenë në qendër.

Duke përsëritur rëndësinë e marrëveshjes së pandemisë, ai theksoi se kjo mund të ndihmojë botën të përgatitet për të ardhmen në një mënyrë më të mirë.

“Për shkak se bëhet fjalë për një armik të përbashkët, pa një përgjigje të përbashkët, duke u nisur nga gatishmëria, do të përballemi me të njëjtin problem si COVID-i”, tha shefi i OBSH-së.

Duke kujtuar se afati i fundit për marrëveshjen e pandemisë është muaji maj i vitit 2024, Ghebreyesus tha se shpreson që vendet të arrijnë këtë marrëveshje pandemike deri në atë kohë.

Më tej, ai tha se nëse ky brez që ka përvojë të dorës së parë nuk mund ta bëjë këtë, ai nuk mendon se do ta bëjë gjenerata e ardhshme.

“Pra, për hir të fëmijëve dhe nipërve tanë, ne duhet ta përgatisim botën për të ardhmen”, u shprej Ghebreyesus./TV Shenja

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

policia-haracine

Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit / 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë nga vëllau i tij

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

Pasaporta_Radhe_Prolet-780x470 (1)

Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

rishi-sunak

Britani, kryeministri pezullon anëtarësimin e një deputeti në parti shkaku i deklaratës islamofobike

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

orban

Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO

albin

Kurti i reagon kryeministres serbe: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

card-trump

Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”

INFO

NA NDIQ