Shefi i OKB-së: Edhe luftërat kanë rregulla

ina-online
ina-online

14/10/2023

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, teksa po vazhdon konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Ai tha më 13 tetor se “edhe luftërat kanë rregulla”, duke paralajmëruar kundër përdorimit të pengjeve si mburoja njerëzore.

“Situata në Gazë ka arritur në një nivel të ri të rrezikshëm”, tha Guterres, para se Këshilli i Sigurimit i OKB-së të takohet për të diskutuar për situatën.

“Na duhet qasje e menjëhershme në mbarë Gazën, në mënyrë që të mund të dërgojmë karburante, ushqim dhe ujë për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha ai.

Guterres shtoi se në Rripin e Gazës, që është i bllokuar, sistemi i shëndetësisë është buzë kolapsit.

Thirrjet e Guterres vijnë pasi autoritetet izraelite kanë paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që të largohen për në jug të Rripit të Gazës, mes frikës se Izraeli do të nisë një sulm tokësor në këtë territor.

Guterres tha se “ligji ndërkombëtar dhe ligji për të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Civilët duhet të mbrohen dhe asnjëherë nuk duhet të përdoren si mburoja njerëzore”.Lidhur me paralajmërimin për evakuimin e palestinezëve, Guterres tha se një eksod i tillë do të shkaktonte “katastrofë humanitare”.

Që nga sulmet e koordinuara nga ajri, toka dhe deti që Hamasi kreu më 7 tetor ndaj Izraelit, ky i fundit ka bombarduar Gazën dhe e ka rrethuar këtë territor. Autoritetet izraelite kanë thënë se do të mposhtin Hamasin.

Ky grup militant udhëheq Gazën që nga viti 2007 dhe pas paralajmërimit të izraelit për evakuim, u ka bërë thirrje palestinezëve në Rripin e Gazës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Si pasojë e dhunës, mijëra persona janë vrarë në Izrael dhe Gazë. Po ashtu, afër 150 pengje janë marrë nga militantët e Hamasit.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët – dhe ato që kanë ndikim mbi to – të bëjnë gjithçka që këta hapa të arrihen”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Gaza

G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

grat me te fuqishme

Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Rusia gjatë natës ka lëshuar 48 drone mbi Ukrainë, rrëzohen 41

JIM townsend

Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

Benjamin Netanyahu

Netanjahu: Vetëm ushtria izraelite mund të çarmatosë Gazën

INFO

NA NDIQ