Sam Altman, shefi ekzekutiv i kompanisë prapa ChatGPT, OpenAI, foli për një vizion që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si zhvillohet shkenca moderne. Sipas tij, deri në vitin 2026, sistemet e avancuara të inteligjencës artificiale të OpenAI-t mund të jenë në gjendje të bëjnë zbulime të vogla shkencore, ndërsa deri në vitin 2028, këto sisteme mund të arrijnë në zbulime të mëdha
“Në vitin 2026 presim që sistemet tona të AI të jenë në gjendje të bëjnë zbulime të vogla të reja; në 2028 mund të jemi përpara me të mëdha. Kjo është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse shkenca — dhe institucionet që shpërndajnë frytet e saj — janë mënyra më e mirë se si përmirësohet cilësia e jetës me kalimin e kohës,” deklaroi Altman gjatë fjalës së tij.
OpenAI ka vendosur disa objektiva: deri në shtator të vitit 2026 të zhvillojë një “AI Research Intern” – një inteligjencë artificiale eksperimentale që mund të ndihmojë në kërkime shkencore, duke operuar në qindra mijëra procesorë grafikë (GPU).
Synimi përfundimtar, sipas Altman, është që deri në mars të vitit 2028 të krijohet një “AI Hulumtues”, një sistem që të kryejë në mënyrë autonome kërkime, analiza dhe zbulime të reja.
“Ne mund të dështojmë në këtë mision,” pranoi ai, “por për shkak të ndikimit të jashtëzakonshëm që mund të ketë, besojmë se është në interes publik të jemi transparentë për qëllimet tona.”