Shefi i ri i CIA-s që pritet të emërohet nga Biden

0

Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden do ta emërojë ish-diplomatin e karrierës Uiliam Bërns, drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), bëri të ditur ekipi i tranzicionit të Bajdenit.

Bërns, ish-zëvendës-sekretar amerikan i Shtetit, i cili ka punuar si diplomat karriere për 33 vjet, është aktualisht kryetar i fondacionit “Karnegi” për paqe ndërkombëtare, theksojnë mediat britanike.

“Burns është një diplomat shembullor me përvojë të gjatë në skenën botërore duke mbajtur njerëzit dhe vendin tonë të sigurt. Ai ndan bindjen time të thellë se inteligjenca duhet të jetë apolitike dhe se profesionistët e përkushtuar të inteligjencës që i shërbejnë kombit tonë meritojnë mirënjohje dhe respekt. Ambasadori Burns do të sjellë njohurinë, gjykimin dhe perspektivën që na duhet për të parandaluar dhe përballur kërcënimet përpara se ato të arrijnë në brigjet tona. Populli amerikan do të flejë i qetë me të si drejtori ynë i ardhshëm i CIA-s”, tha presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden.

Nëse konfirmohet nga Senati, Burns do të pasoj Gina Haspel. Si drejtoresha e parë femër e CIA-s. Haspel udhëhoqi agjencinë nën administratën e Trampit.