Shefi i SHP-së i Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjeneralmajori Kingji për vizitë në vend

INA
INA

20/12/2023

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipëris, gjeneralmajor Arben Kingji, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të ketë takim në Shtatmadhorinë e Armatës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Siç bëjnë të ditur nga Shtatmadhoria e Armatës, pas ceremonisë së pritjes me nderime ushtarake, gjeneral Kingji do të ketë takim me nikoçirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Sllavajka Petrovska.

Përveç bashkëpunimit ushtarak dypalësh, temë e bisedimeve zyrtare do të jenë edhe aktivitetet dhe operacionet e NATO-s në të cilat marrin pjesë dy vendet, si dhe kapacitetet dhe mundësitë për kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta stërvitore.

Shefi i SHP i FA-së së Shqipërisë , gjatë ditës do të pritet dhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandant suprem i Forcave Ushtarake, Stevo Pendarovski.

Delegacioni i ushtrisë shqiptare do të vizitojë dhe Komandën për Operacione, ndërsa do të marrin pjesë në koncertin e përbashkët para Vitit të Ri të orkestrave ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë.

Në Kazermën “Kuzman Josifovski Pitu” në Ttetovë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajori Kingji do të ketë mundësi të njihet me disa nga aktivitetet e batalionit të tretë të këbësorisë së Brigadës së Parë të Këmbësorike.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

denar rroga ndihma

Maqedoni/ Bislimi: Rroga evropiane për zyrtarët, ndërsa rroga afrikane për punëtorët

zvicer zurich cyrih

Albinfo: Gjashtë gjëra që nuk i shihni në Zvicër, por janë të zakonshme në vende të tjera

taravari shkup

Ekonomisti Naim Demiri i bashkëngjitet ASH-së (FOTO)

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

mjeke

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Afrim Gashi

Gashi: E dhamë provimin e pjekurisë politike duke e bashkuar opozitën

pavaresia e kosoves

Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë

policia-maqedonise-598x330

Aksioni policor në Gërçec të Shkupit – paraburgim për pesë persona, dhjetë të tjerë janë në arrati

INFO

NA NDIQ