Shefi i Wagner-it thirrje Kremlinit ta shqyrtojë dhënien fund të luftës

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/04/2023

Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka shkaktuar bujë me një postim në Telegram për atë që potencialisht mund të jetë fund i luftës në Ukrainë.

Shumë media ukrainase i kanë kushtuar vëmendje pjesës së tekstit të 61-vjeçarit, në të cilin është thënë: “Pushteti dhe shoqëria, sot duhet të vendosë ndalesë në operacionin special ushtarak”, transmeton agjencia e lajmeve dpa.

Edhe pas më shumë se një viti të luftës, Rusia ende i referohet luftës në Ukrainë si “operacion special ushtarak”.

Prigozhin, i cili e ka postuar këtë tekst të premten në Telegram, ka shtuar se “varianti ideal do të ishte që të përfundonte operacioni special ushtarak dhe Rusia të shpallte se i ka arritur të gjitha synimet e planifikuara – dhe në njëfarë mënyrë i kemi arritur ato”.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, mirëpo nuk ka arritur të depërtojë në Kiev dhe qytete tjera të mëdha.

Forcat ruse kanë pushtuar pjesë në lindje dhe jug të Ukrainës, përfshirë edhe Gadishullin e Krimesë, të cilin e kanë aneksuar më 2014.

“Për Rusinë, gjithmonë ekziston rreziku që situata në front të përkeqësohet, pas nisjes së kundërofensivës”, ka shtuar Prigozhin.

Ekspertët presin që kundërofensiva ukrainase të nisë në javët në vijim.

Megjithatë, Prigozhin – mercenarët e të cilit janë duke luftuar tani për qytetin lindor të Bahmutit – është deklaruar kundër negociatave që do të nënkuptonin heqjen dorë nga territoret ukrainase që tashmë i kanë pushtuar forcat ruse./REL

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË