Kyrylo Tymoshenko ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje, vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas e bëri të qartë se do të shkarkojë disa prej zyrtarëve të lartë.
Tymoshenko ka ushtruar funksionin e shefit të zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Falënderojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për besimin dhe mundësinë për të bëra gjëra të mira çdo ditë, çdo minutë”, ka shkruar Tymoshenko në Telegram.
Ai gjithashtu falënderoi krerët e administratës rajonale ushtarake, forcat e armatosura, gruan dhe djalin e tij për mbështetjen e dhënë që nga fillimi i ushtrimit të funksionit.
Kujtojmë që Zelensky orë më parë ka njoftuar se planifikon shkarkimin e disa prej zyrtarëve të tij më të lartë, pas akuzave për korrupsion.
Madje me një veprim të tillë mëton të dëshmojë përkushtimin për një shtet pa korrupsion, dhe nga frika se korrupsioni mund t’i largojë partnerët perëndimorë që kanë investuar shumë në këtë vend.
Vendet perëndimore nga fillimi i luftës në Ukrainë, kanë ndarë miliarda dollarë për armë dhe ndihma tjera, e lajmi se mund të ketë individë të korruptuar që po keqpërdorin fondet, ka alarmuar Zelensky që paralajmëroi shkarkimet.