Shefi i NATO-s me Benzin 600 mijë euro të Gruevskit (FOTO)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev mbërriti në qeveri me “Mercedesin” prej 600 mijë euro për blerjen e të cilit në fund të muajit në bankën e të akuzuarve duhet të ulen ish-kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe ish-ministri Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, njofton TS.mk.

Stoltenberg është zyrtari i fundit i huaj, të cilët gjatë vizitave të tyre në Shkup janë vozitur me Mercedes-in me targa të regjistrimit “SK 2936 AC”.

Nga mysafirët e lartë të huaj, i pari në “Mercedesin” u ulë sekretari OKB-së Ban Ki Mun gjatë vizitës së tij në korrik 2012, dhe në “ajo në M” siç e quajti Gruevskin në “Bombën e 31” që e publikoi LSDM në vitin 2015, ishte vozitur kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë vizitës së tij më 1 gusht të vitit të kaluar, kur u nënshkrua Marrëveshja e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë.