“Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës”, deklaroi shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM), Nathalie Loiseau. Ajo ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë nga Beogradi kanë bërë presion që të votohet një listë e caktuar.
Këtë lajm e ka përcjell gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.
Më tej thuhet se ajo si ndërhyrje jo diplomatike i ka quajtur edhe deklaratat e Richard Grenell, i cili i ka quajtur të pavërteta pohimet e kryeministrit Kurti për bashkëpunim të mirë me SHBA.
Përfaqësesja e vëzhguesve të BE ka pasur vërejtje edhe ndaj disa mediave për trajtimet e procesit zgjedhor. Ajo ka kritikuar edhe gjuhën e përdorur dhe ofendimet e disa politikanëve. Por këto besoj se i kemi parë të gjithë… sidoqoftë, votimin e ka quajtur demokratik dhe të lirë. Të shohim tani se kur do të shpallen rezultatet…