Ish-kryeagjentja kosovare zyrtarisht shefe e SHISH në Shqipëri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Prill, 2023

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Vlora Hysenin si drejtuesen e re të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Vlora Hyseni është që kryeministri Edi Rama i propozoi më herët Presidentit Begaj për emërimin si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe që solli një valë reagimesh.

Ndërkohë Vlora Hyseni më herët është shkarkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjencës.

Por kush është Vlora Hyseni?

Ajo e ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për katër muaj në Kosovë. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI. Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021. Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Sipas ligjit për SHISH paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit. Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

BLINKEN

Blinken nga Oslo kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

defender shqiperi

Përmbyllet “Defender Europe 2023” në Shqipëri,

Fredi Beleri

Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon MPJ greke: Kundër dispozitave të shtetit

berisha

Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

vosja osmani zelenski

Presidentja Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi

ali-ahmeti-edi-rama

Për Edi Ramën dhe Ali Ahmetin: Dilni nga “Ballkani i Hapur” i Serbisë së ministrit të Millosheviçit e ndihmojeni Kosovën

INFO

NA NDIQ