Shehaj: Do të mbështesim kandidaturën e Florjan Binajt për bashkinë e Tiranës

Picture of INA
INA

08/10/2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se do të mbështesë kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranpës, në zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit.

Në emsionin “Opinion”, Shehaj deklaroi se edhe pse Florjan Binaj nuk është kandidat i propozuar prej tyre, do e mblshtesin atë si një kandidat jo politik për Tiranën. Ai tha se Florjan Binaj i plotëson të gjitha kushtet, teksa sipas tij, qëllimi është që t’i jepet Tiranës një kryebashkiak i pakorruptuar.

Ndërkohë, Shehaj pati kritika ndaj PD-së, ku sipas tij, mbylli në mënyrë më të keqe të mundshme procesin e negociatave për të dalë me një kandidat të përbashkët

“Ne nuk kemi folur për asnjë emër, nuk kemi përmendur kurrë emra në public, kemi folur vetëm për parimin. Ne jemi krenarë sepse falë propozimit tonë ngjallli një shpresë në fakt, se në fillim thonin jo, duhet kandidat me profil politik, pastaj pak politik dhe jo politik. U detyruam të nxirrnim një propozim sepse thonin është ideale kjo që thoni ju, por keni emra. Dhe ne propozuam Ermalin (e ka fjalën për Ermal Hasimjan). Jemi krenarë edhe për propozimin dhe për Ermalin. U mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme, u premë në besë. Folëm për të dalë me një kandidat jashtë partive opozitare për të shkuar përtej vetes. Ky është fakt. U mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Na prenë në besë. PD na preu në besë sepse na thanë propozimi është i mirë, hajde flasim për emra. Pastaj dolën e thanë emrin, po deshët mbështeteni, po deshët jo.”.

Troç po flas. Ne do mbështesim kandidatin jo politik ashtu siç kemi premtuar, do mbështesim Binajn, pavarësisht se nuk është kandidati që kemi propozuar, por do ta mbështesim deri në fund. Ne e mbështesim, ne jemi koherent me çfarë kemi thënë që në ditën e parë. Duhet një kandidat jo politik, ka dalë një kandidat si Binaj që i plotëson të gjitha kushtet. Pavarësisht problemeve me PD-në, qëllimi kryesor është t’i japim Tiranës një kandidat të pakorruptuar. Emri s’ka qenë kurrë kusht nga ne”, deklaroi Shehaj.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË