Shehi: Zgjedhjet e parakohshme në kushtet e sotme nuk janë normale

0

Ndryshe nga LSI, aleati tjetër i PD, Dashamir Shehi thotë se vendi nuk është gati për zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se me kushtet e sotme, ku nuk është ndryshuar ligji elektoral, zgjedhjet e parakohshme nuk janë normale.

Ilva Tare: Ka një tezë tjetër, zgjedhje të parakohshme, ju çfarë mendimi keni?

Dashamir Shehi: Çdo opozitë kërkon zgjedhje të parakokshme, do ishte normale.

Ilva Tare: Provokohen dhe nga mazhoranca në këtë rast?

Dashamir Shehi: Unë gjykoj që zgjedhjet e parakohshme pa ndryshuar ligjin elektoral nuk do kishte kuptim…

Ilva Tare: Për të cilin dy partitë e mëdha nuk kanë ndyrshuar

Dashamir Shehi: Deri tani ligji nuk ka lëvizur nga vendi. Duhet ndryshuar ligji elektoral, duhet ndryshuar edhe atmosfera sepse nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme pse po shkojmë?! Se ka një krizë, se ky pushtet nuk meriton të qeverise, atëherë duhet të ndërtojmë njëkohësisht një qeveri tjetër. Një qeveri teknike, ta quajmë antimafie që është ide shumë e bukur. Duan të bashkëpunojnë këta, hajde të bëhet një qeveri e përbashkët që është megjithëmend antimafie.

Ilva Tare: Që duhet votuar apo të bëhet me konsensus partiak?

Dashamir Shehi: Të votohet, edhe me konsensus mund të bëhet edhe me ndërmjetësimin e të huajve bëhet. Por unë po them që zgjedhje që thotë ky nesër të bëjmë dhe i fitoj unë, sigurisht që me këto kushtet e sotme nuk janë zgjedhje normale.

Dashamir Shehi: Me protestën e 26 majit arritëm tre fitore

Sipas Shehit me protestën e 26 majit opozita shënoi tre fitore

Ilva Tare: Protesta e të shtunës, iu përgjigj populli opozitës në kërkesat e saj?

Dashamir Shehi: Absplutisht po, unë them që kemi mbërritur në tre fitore. Njëherë që pati një popullaritet të madh, e dyta këta prisnin që të kishte dhunë, por dhunë nuk pati, e treta për herë të parë u ndërgjegjësua edhe komuniteti ndërkombëtar që kjo që po ndodh në Shqipëri është një gjë e rëndë. Po të shikoni edhe reagimet e kanë thithur realitetin shqiptar. Unë them që është një protestë e suksesshme.

Dashamir Shehi: Qëllimi final, largimi i Ramës por rruga kalon nga Xhafaj

Dashamir Shehi: Integrimi i Shqipërisë është një temë mbi temat e tjera të politikës. Është shumë e rëndësishme, është shumë e rëndësishme edhe për ne, për opozitën. Uroj ta marrin këtë, e meritojmë apo jo por urojmë që ta marrin.

Ilva Tare: Qëllimi final i opozitës është të largohet Xhafaj dhe nëse ndodh kjo do të kthehet normaliteti në parlament?

Dashamir Shehi: Qëllimi final është largimi i kësaj qeverie, por rruga kalon nëpërmjet Xhafajt. Sepse ditën që është Xhafaj aty sigurisht që kjo opozitë nuk ka të sigurtë opozitën, sepse ky Xhafaj do ruajë fëmijët e vet dhe vëllain e vet, por do ruajë edhe fëmijët e mi dhe të tutë. Nuk kemi më besim te ky zotëri. Po përfundojmë edhe me një situatë qesharake me komunitetin ndërkombëtar, të gjithë e kuptojnë këtu dhe bëjnë. Si mund ti hipi avionit ky dhe të shkojë në Romë për të folur me ministrin italian për drogën dhe grupet kriminale ndërkohë që vëllain e ka aty.