Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu drejtoi akuza në adresë të ministrit të jashtëm, Igli Hasani, i cili gjatë fjalimit të shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, qëndroi në sallë.
“Z. Hasani kur Lavrov flet, qendron ne salle!!
Gafe e rende politike e pa pergjegjeshmerie kjo, ne Samitin e OSBE, Shkup, e Ministrit tone te Jashtem!
Edhe kur Lavrov akuzonte nderhyrjen e NATO ne Kosove e Pavaresine e saj, si shkakun e “shkaterrimit” te OSBE, Ministri i yne nuk levizi nga vendi i tij.
Ai i pari duhej te largohej ne shenje proteste! Dhe kete duhej ta bente publike me nje prononcim te qarte.
Ndersa akoma vazhdon te heshte….
Nderkaq Ministra si i Polonise, Cekise, Rumanise, Bullgarise etj u larguan nga salla.
Publikisht kjo!
Blinken, Borrell, ministrat e vendeve Balltike, Greqise, Britanise, Ukraines etj e “lane bosh” qe heret ate Samit, sepse
merrte pjese Lavrov.
Ndersa Ministri i yne i degjonte aty brenda akuzat per clirimin e Kosoves! Dhe deri me tashti nuk ka bere asnje prononcim! Ai nuk mund te heshte me tej, i duhet te skjaroje pozicionin e tij e te Qeverise perballe kesaj gafe te rende!
Ne fakt duhej te ipte doreheqjen!”, thuhet në reagimin e Shehut, përmes një reagimi në rrjetet sociale.(INA)