Shekerinska në Dibër: Kartelë vendore do të marrin edhe pensionistët me pensione të ulëta

0

Sipas ritmit të rritjes së pagës minimale dhe duke marrë parasysh se gjatë epidemisë arritëm që pagën minimale ta ruajmë në nivel të njëjtë, qëllimin e kemi që paga minimale në periudhën e ardhshme katërvjeçare të rritet në 20.000 denarë, deklaroi sot në Dibër bartësja e listës së kandidatëve të koalicionit “Mundemi” në NJZ 5 dhe zëvendëskryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Ajo pasdite në Dibër është takuar me qytetarë, por edhe me një numër të madh të pronarëve të objekteve afariste, pas çfarë mbajti tribunë para selisë së degës së LSDM-së.

“Ju bëj thirrje të vazhdojmë me sukseset e arritura viteve të fundit që kur LSDM-ja është në pushtet. Deri në fitore, arsye dhe mirëkuptim, deri në mandat të pastër me të cilin mundemi të formojmë Qeveri dhe të zgjedhim ne me cilin do të koalicionojmë”, tha mes tjerash Shekerinska.

Në deklaratën për media ajo theksoi se qëllim i qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë fokusimi në ekonomi të re zhvillimore, e cila do të krijojë punë më mirë të paguara.

Ajo theksoi se 2,2 miliardë euro do të kahëzohen në investime publike.