Shekerinska: Sa budallenj ishim që nuk e lejuam më herët arsimin në gjuhën shqipe

Ish-nënkryetarja dhe ministrja e LSDM-së, Radmila Shekerinska ishte pjesë e panelit të organizuar nga Forumi i Gruas së BDI-së me rastin e 20 vjetorit të partisë. Në fjalën e saj, Shekerinska tha se arsimimi në gjuhën amtare është edhe ekonomikisht i arsyeshëm.

“Më lejoni të ju përgëzoj për përvjetorin e rëndësishëm dhe uroj që 20 vitet e ardhshme të jenë edhe më të suksesshme. Ata që ishin ulur rreth meje panë që kisha gati një fjalim, por sinqerisht edhe videot edhe disa nga komentet më bënë të ndryshoja atë që mendoja dhe planifikoja të thoja. Fillimisht dola në televizion dhe argumentova se përdorimi i gjuhës amtare nuk duhet të jetë rrezik për askënd dhe kur pas 20 vitesh grindje politike, ballafaqime e deri në konflikte do të shikosh dhe do të shohësh qindra të rinj që aplikojnë për provim dhe do t’i thuash vetes sa budallenj ishim. Sa kohë kemi shpenzuar duke mos parë se arsimi është investimi më i mirë që shteti mund të bëjë për të gjithë të rinjtë për të gjitha komunitetet”, u shpreh ajo. (INA)