Shëndeti i mëlçisë – Sallata që ju duhet për pastrimin nga toksinat

INA
INA

29/05/2023

Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave.

Mëlçia duhet pastruar rregullisht nga toksinat në mënyrë që funksionet e saj të jenë sa më të mira.

Referuar disa studimeve të rëndësishme, AgroWeb.org ju rekomandon një recetë shumë të mirë dhe efikase për pastrimin e mëlçisë.

Sallata Krokante Për Pastrimin e Mëlçisë

Përbërësit e kësaj sallate janë:

1 thelb hudhër
1 qepë e kuqe e vogël
1 filxhan çaji lakër të kuqe
1 copë xhenxhefil
1 filxhan çaji cilantro (barishtet e koriandrës)
Disa gjethe sherebele
Një copë e vogël rrepkë të zezë
1 filxhan çaji kinoa (drith) të gatuar
15 bajame
1 limon
Pak kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër

Përgatitja e Sallatës
Shtypni hudhrën, prijeni në grimca të vogla dhe hidheni në tasin e sallatës.

Shtoni lakrën e kuqe të prerë hollë bashkë me qepën e kuqe dhe përziejini me lugë druri.

Më pas shtoni gjethet e cilantros dhe të sherebelës.

Prijeni rrepkën shumë hollë dhe hidheni në sallatë dhe më pas prijini bajamet në copa të vogla.

Grijeni xhenxhefilin hollë dhe shtojeni në sallatë.

Shtrydhni limonin dhe nëse dëshironi në sallatë mund të shtoni edhe grimca të lëkurës së grirë të kësaj agrumeje.

Në fund hidhni vajin e ullirit dhe kripën dhe jepini një përzierje përfundimtare.

Sallata është gati.

Kjo sallatë rekomandohet për pastrimin e mëlçisë sepse të gjithë përbërësit e saj kanë vlera të rëndësishme për këtë organ.

Shumica e përbërësve janë të pasura me vitaminat K, A, E dhe C.

Lakra e kuqe ofron kalium, fibër dhe antioksidantë të rëndësishëm për mëlçinë.

Rrepka e zezë ofron shumë vitaminë C e cila nxit pastrimin e organizmit nga toksinat.

Xhenxhefili ndihmon në shkrirjen e qelizave të yndyrës ndërkohë që qepa e kuqe ofron acidin folik për pastrimin e mëlçisë nga depozitat dhjamore.

Limoni është nga natyra një agrume e mirë për pastrim nga toksinat ndërsa bajamet sjellin në tryezë shumë vitaminë E.

Kinoa nga ana tjetër është e pasur me magnez që ndihmon në eliminimin e metaleve të rënda, por edhe shumë antioksidantë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

trupi njeriut organet

Këto janë 6 organet e trupit pa të cilat mund të jetojë njeriu

kripa kryp

Studimet e tregojnë: Marrja e lartë e kripës lidhet me kancerin e stomakut

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

matje

Një hartë e re e krenarisë mesatare mashkullore ka dalë! Ne askund nuk jemi

shtatzan

Ilaçi për humbjen e peshës mund të rrisë ndjeshëm ovulimin (FOTO)

Arra

Pesë lloje të ushqimeve që ulin nivelin e sheqerit në gjak

KAFE

A është më mirë të pini kafe të nxehtë apo të ftohtë?

qepe

Nëse hani një qepë në ditë

melqia

“Mini mëlçitë”, kura eksperimentale që mund të shpëtojë pacientët

INFO

NA NDIQ