Shengeni i NATO, korridori 8 dhe korrupsioni masiv në Maqedoni

INA
INA

01/12/2023

Shkruan: Muhamer Pajaziti

NATO-ja është duke bërë gati strategjinë e re për të krijuar një Shengen, i cili do të përshpejtojë lëvizjetn e trupave të Aleancës në rast të ndonjë sulmi nga Rusia.

Në rast të një konflikti me Rusinë, do të vij në shprehje siguria kolektive e NATO-s përmes nenit 5 të Traktatit Uashingtonit, por barrierat fizike, teknike, infrastrukturore do të shkaktonin vonesa me shumë pasoja.

Një urgjencë për NATO-n, por edhe BE-në është ndërtimi i korridorit 8, i cili  jo pa qëllim është vonuar për një dekadë nga
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë.

Vonesat janë për shkak të korrupsionit masiv në të dy vendet, por edhe politike dhe gjeostratike. Në këtë drejtim nuk përjashtohet edhe ndikimi i fuqishëm rus.

Korridori 8, i cili fillon nga Durrësi dhe përfundon në Varnë të Bullgarisë, shihet si një korridor i sigurisë, i cili i mundëson një
lëvizje më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt Detit të Zi.

Aktualisht në pjesën e Maqedonisë, në këtë korridor kemi një autostradë nga Tetova në Gostivarë, por që nuk e ka pjesën ndihmëse. Nga Tetova në Shkup egziston autostrada dhe gjithashtu nga Shkupi deri në Kumanovë.

Austrada nga Kërçova deri në Ohër ka filluar para dhjetë viteve dhe kurr nuk është përfunduar. Në këto rrethana janë kyçur amerikanët, gjegjësisht kompania amerikano-turke Behtel dhe Enka, për ta përfunduar sa më shpejtë këtë projekt, i cili do të filloj nga Tetova dhe do të përfundoj në Qafë Thanë.

Ndërkaq, pjesa e hekurudhës e korridorit 8 ka mbetur vetëm një premtim, sepse nuk është realizuar asgjë në këtë drejtim. Nuk kemi hekurudh drejt Bullgarisë dhe poashtu në drejtim të Shqipërisë.

Këto premtime janë dhënë me qindra herë nga politikanë të ndryshëm, por kurrë nuk janë realizuar.

Të gjitha këto projekte janë pasoj e korrupsionit masiv në shtetin tonë, për çka edhe vërejtjet krysore në këtë drejtim vijnë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

Korrupsioni ka bërë që Maqedonia e Veriut, edhe pse është anëtare e NATO, shumë pak ka investuar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe të sigurisë. Në këtë drejtim ka pasur edhe pengesa nga forca politike në Maqedoni, që kanë qenë dhe janë akoma nën ndikimin rus.

Fatkeqësisht, edhe Shqipëria nuk ka bërë asgjë për realizimin e këtyre projekteve. Tani që janë shtuar kërcënimet, kryeministri Edi Rama po e fton NATO-n që të bashkë investojnë për një bazë ushtarake në Portin e Durrësit.

Pritjet e Ramës janë që të ndërtohet një bazë navale e NATO-s në portin e Durrësit, që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake.

E keqja është se jemi shumë vonë në këtë drejtim, për faktin se akoma nuk ka një plan të fizibilitetit dhe se fondet për ta ndërtuar do të jetë e vështirë për t’i gjetur. Në të njëjtën kohë NATO-ja është duke e trajtuar ndërtimin apo renovimin e bazës së Pashalimanit, e cila ndodhet në gjirin e Vlorës.

Jemi në momente fragjile dhe Ballkani është një vatër e cila mund të destabilizohet përmes regjimit në Serbi dhe Republika Srpska.

Qeveritë në Maqedoni, por edhe rajon ka vite që janë me gojën plotë për integrim në NATO dhe BE, por qëllimi i tyre ka qenë se si të pasurohen përmes korrupsionit masiv, problem kryesor ky për situatën e rëndë që jemi tani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nexhat

Ndryshimi duhet edhe në ekonomi

enkel demi

Për “sharlatanët” tanë që dalin në media dhe peticionin e intelektualëve

Xhelal Zejneli

Luftërat Ballkanike – Krimet Serbe ndaj shqiptarëve

sadri-ramabaja1

Lidhja në unison e të ardhmes së Shkupit dhe Mitrovicës

Latif Arifi

Po me Arbenitën ç’patët?

vebi xhemaili

Më ngadalë pak me zotri Taravarin

Kimete-Berisha

Imami që e ka privatizuar ahiretin dhe tregtia me trishtimin!

xheladin zeneli

Ata shqiptarë që udhëtojnë me ‘Air Serbia’, në mënyrë indirekte përkrahin aktet luftënxitëse të Serbisë kundër Kosovës !

kongresi i berlinit

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

INFO

NA NDIQ