Shenja: Mickoski nuk i do votat e shqiptarëve (VIDEO)

0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që në mënyrë masovike të dalin më 21 prill dhe të mbështesin kandidatin e kësaj partie për president, Gordana Siljanovska, shkruan SHENJA.

Mickoski në një paraqitje publike u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha etnive në vend, por ka përjashtuar shqiptarët.

Ja deklarata e Mickoskit:

“E shfrytëzoj këtë rast tú bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë, maqedonas, serbë, boshnjakë, turq, romë, vlleh dhe gjithë të tjerëve, që të na bashkangjiten dhe të radhiten me ne më 21 prill, masovikisht të dalin në votime dhe ta mbështesin kandidatin e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, profesoreshën, Gordana Siljanovska Dakova”, ka thënë Mickoski.

Ја користам оваа прилика да ги повикам граѓаните на Република Македонија, Македонците, Србите, Босанците, Турците, Ромите, Власите и сите останати да ни се придружат и да застанат со нас на 21-ви април, масовно да излезат на гласање и да го поддржат кандидатот на Коалицијата „За подобра Македонија“, професорката Гордана Силјановска Давкова.#ПравоИПравдаЗаМакедонија 🇲🇰

Gepostet von Hristijan Mickoski am Donnerstag, 14. März 2019