Shenjat që tregojnë se telefoni juaj po përgjohet

Picture of INA
INA

31/01/2024

Telefoni juaj i mençur ofron qasje në shumë faqe dhe llogari të internetit, por këto prapa vetes mund të bartin edhe rreziqe.

Kjo sepse qasja mund të shkaktojë probleme për pajisjen dhe në rast se nuk bëhet në formë të sigurt, përdoruesi mund të bie pre e hakerëve apo e spiunëve online.

Por, uebfaqja Top10VPN shkruan se nëpërmjet disa mënyrave, përdoruesi mund ta kuptojë nëse telefoni i tij po spiunohet.

Ndiqni këshilla në vijim:

Aplikacione të panjohura në telefonin tuaj

Nëse në telefonin tuaj shihni aplikacione të panjohura, që janë instaluar pa dijen tuaj, me të drejtë mund të mendoni se keni rënë pre e spiunimit online. Kjo pasi njerëzit me qëllime dashakeqëse të internetit kur futen në sistemin operativ, lënë gjurmë të tillë, që nëpërmjet atyre aplikacioneve, t’iu kontrollojnë të dhënat tuaja, duke shkaktuar shumë dëme.

Pajisja ka pësuar “rooted” ose “jailbreak”

Këto dy terme teknologjike nënkuptojnë kur spiuni është futur thellë në sistemin operativ të telefonit dhe ka bërë ndryshime rrënjësore negative. Sipas kësaj, telefoni juaj spiunohet dhe është totalisht në duart e hakerëve që i synojnë të dhënat tuaja. Andaj, rifreskimi i të dhënave dhe ndërrimi i fjalëkalimeve mund ta mbrojë telefonin tuaj nga ky fenomen.

Bateria po zbrazet me shpejtësi

Nëse bateria e telefonit juaj po shpenzohet shpejtë dhe pa arsye, mund të keni rënë pre e spiunëve online. Kjo ndodh ngase spiunët qasen në të dhënat tuaja dhe instalojnë aplikacione të rënda që e ngarkojnë baterinë dhe shkaktojnë dëme. Andaj, për të hetuar këtë, kontrollojeni nivelin e baterisë suaj në mënyrë sistematike.

Telefoni po tejnxehet

Nëse pajisja juaj po pëson nxehje të madhe, keni kujdes se po spiunoheni. Sistemi juaj operativ është i ngarkuar nga “lëvizjet” e spiunëve, e kjo mund të bëjë që telefoni të nxehet shumë. Kjo sidomos vërehet kur telefoni nxehet edhe nëse nuk jeni duke e shfrytëzuar.

Mesazhet e çuditshme

Nëse po pranoni vazhdimisht mesazhe të çuditshme nga kontakte që s’i njihni, mund të keni rënë pre e spiunëve online, ose mund të ketë shenja se do të sulmoheni.

Ekspertët e teknologjisë rekomandojnë që të mos instalohen aplikacione të rrezikshme dhe të panevojshme, e në të njëjtën kohë të mos kontaktoni me persona të panjohur.

TË FUNDIT
17 orë
Instaloni aplikacione me një klik! Risi në Play Store!
17 orë
3 arsye pse Bitcoin nuk po arrin të mbajë nivelin 64,500 dollarë të mbështetjes
17 orë
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve për të ndërhyrë tek rezultati
2 ditë
Spektakël i teknologjisë! Raketa e Elon Musk bën uljen historike në Tokë
2 ditë
Dokumentari i shumëpritur i Bitcoin thotë se krijuesi i tij është Peter Todd

ME TE LEXUARA

17 orë
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve për të ndërhyrë tek rezultati
17 orë
3 arsye pse Bitcoin nuk po arrin të mbajë nivelin 64,500 dollarë të mbështetjes
17 orë
Instaloni aplikacione me një klik! Risi në Play Store!

LEXO MË SHUMË

androidi

Instaloni aplikacione me një klik! Risi në Play Store!

bitcoin

3 arsye pse Bitcoin nuk po arrin të mbajë nivelin 64,500 dollarë të mbështetjes

facebook-750x430-696x399

SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve për të ndërhyrë tek rezultati

spacex-leshon-me-sukses-raketen-falcon-heavy_5cb0dafb5e977

Spektakël i teknologjisë! Raketa e Elon Musk bën uljen historike në Tokë

bitcoin

Dokumentari i shumëpritur i Bitcoin thotë se krijuesi i tij është Peter Todd

SHBA flamuri Amerika

Crypto.com hedh në gjyq autoritetet Amerikane pasi u kërcënua ligjërsisht

whatsapp-main-600x360

WhatsApp sjell risi të mëdha dhe argëtuese

flaka ymeri

Sociologia Flaka Ymeri: Rrjetet sociale po sjellin shkatërrimin e familjeve, të kufizojmë aktivitetin në to

nasa2

NASA po bëhet gati të shkojë në Mars

INFO

NA NDIQ