Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Shqipëri

0

Java nisi me një humbje jete për shkak të koronavirusit. COVID-19 shënoi viktimën e tretë në Shqipëri këtë të hënë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi për mediat se bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Kuçova. Ai ishte trajtuar më herët në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej shtatë ditësh ishte shtruar në Spitalin Infektiv. Gjatë mbrëmjes së të dielës i moshuari pati komplikacione dhe për pasojë ndërroi jetë. Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera si kancer mushkërie, diabet apo hipertension.