Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

ina-online
ina-online

22/09/2023

Nëpër ambulanca ka filluar të rritet numri i pacientëve me viruse, ftohje madje edhe me mutacionin e ri të virusit kovid-19. Mjeku amë, Fikret Vishniq thotë se në ordinancën ku punon ai, pacientët së fundmi ankohen për dhimbje të fytit, ethe, probleme me frymëmarrjen, djersitje dhe simptoma të tilla të ngjashme. Ai nënvizon se disa pacientë kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

“Kemi pacientë me grip, në periudhën e fundit disa i kishim edhe pacientë të testuar që rezultuan pozitiv me kovid, por janë me simptome më të lehta, por dallimi është se simptomat janë më afatgjate, dikund prej 5-7 ditë zgjasin simptomat siç janë rritja e temperaturës, rrjedhje në hundë, dhimbje në fyt dhe plogështi”, deklaroi Fikret Vishniq, mjek amë.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rritje të numrit të rasteve me kovid, ku krahasuar me muajin korrik, në gusht numri i rasteve pozitive me kovid është rritur për 4,6 herë. Ndërsa vetëm në 3 javët e para të muajit shtator janë regjistruar 538 raste të reja dhe tre vdekje në Kavadar, Negotinë dhe Shkup.

“Lidhur me gjendjen në muajin shtator, janë regjistruar gjithsej 538 raste me kovid 19, të konfirmuara në laboratori ( pjesa më e madhe në Shkup 228 dhe Kavadarc 130). Janë regjistruar edhe 235 të shëruar dhe tre persona kanë ndërruar jetë”, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht si masë parandaluese për shpërndarjen e kovid 19-tës është mbajtja e maskave nëpër institucionet shëndetësore, ndërsa nuk ka ndonjë vendin të ri nëse personat me kovid duhet të shkojnë në izolim, kjo ndodh me rekomandim të mjekut amë, i cili nëse vlerëson se ka nevojë hap pushim mjekësor./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall Kasami

Kasami: Ky pushtet nga frika e humbjes, ka vendosur të manipulojë zgjedhjet

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

takimi lidereve lideret

Partitë merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, ja datat?

Krenar Lloga

Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

blerim sejdiu

Zhelinë/ Sejdiu ka penguar prerjen e druve nga një kompani private: Dëmtim brutal i natyrës

Trajanov

Trajanov propozon: Zgjedhje pa qeveri teknike dhe një Njësi Zgjedhore

Arben Taravari

Shfuqizimi qeverisë teknike, Taravari: Tendenca e VMRO-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar

zejd

Zejdi: Kryeministri shqiptar mund të presë, nëse ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

takimi lidereve lideret

Kasami, Mexhiti dhe Gashi braktisën takimin e liderëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

INFO

NA NDIQ