Shërbimi Sekret e qëlloi me armë një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Picture of Ina Online
Ina Online

10/03/2025

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara njoftoi se e ka qëlluar me armë zjarri një burrë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë mëngjesin e së dielës, pas një konfrontimi me të.

Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, pasi po e kalon fundjavën në rezidencën e vet në Florida.

Në një komunikatë për media, Shërbimi Sekret tha se burri u dërgua në një spital në afërsi, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret morën informatë nga autoritetet lokale se një person me tipare vetëvrasëse mund të jetë duke udhëtuar drejt Uashingtonit nga Indiana, ndërsa vetura e tij u gjet vetëm një bllok larg Shtëpisë së Bardhë, sipas komunikatës.

Burri e vringëlloi armën e tij kur oficerët po iu afroheshin dhe ata hapën zjarr pak pas mesnatës, sipas kohës lokale.

Ai u dërgua në një spital në afërsi dhe ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore, thuhet në komunikatë.

Nuk ka të lënduar të tjerë nga ky incident.

Në vitet e fundit kanë ndodhur disa incidente që përfshijnë burra të armatosur të qëlluar nga oficerët e sigurisë në ose afër territorit të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe një rast në vitin 2016, kur një burrë që mbante një pistoletë u qëllua në një portë sigurie të Shtëpisë së Bardhë.

Në vitin 2023, një emigrant indian 20-vjeçar me emrin Sai Varshith Kandula, u përpoq pa sukses t’i kalonte barrierat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë me një kamion të marrë me qira.

TË FUNDIT

Shumë objekte kanë mungesë të mjeteve për mbrojtje nga zjarri, zjarrfikësit: Ka nevoj për edukim më të gjerë

Osmani: Është koha të largohen masat e padrejta të BE-së

UNT-ja ndërpreu orën akademike në shenjë ngushëllimi! Fetaji: Humbja nuk shërohet, por solidariteti ndihmon

Përfshihet nga zjarri kulmi i ish-kazermës në Kumanovë

Mijëra njerëz pjesëmarrës në varrimin e viktimave në Koçan, ceremonia mortore sigurohet nga policia

Mexhiti: Drejtësi do të ketë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË