Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën thotë se do të donte që qeveria e re të drejtohet nga lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Nëse do të bëhej një qeveri nga partitë që ishin në opozitë, atëherë qeveria do të duhej të dukej kështu:
Kryeministër Lumir Abdixhiku
Ministër i Financave Bedri Hamza, sepse njihet si njohës i mirë i financave!
Ministër i Mbrojtjes Ramush Haradinaj, për arsyet që të gjithë i dimë!
Ministër i Zhvillimit Ekonomik Fatmir Limaj, sepse ekonomia e Kosovës ka nevojë për një person që ka krijuar vepra kur ka pasur rastin me qenë në qeveri!
Kjo është pikëpamja ime personale të cilën do ta mbrojë edhe në mbledhjen e kryesisë kurdo që kjo temë të shtrohet për diskutim!”, ka shkruar Sherifi. (INA)