Sherr masiv në një ditëlindje në Saraj, lëndohen disa persona

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Një ditëlindje ka përfunduar në sherr masiv në Saraj të Shkupit. Rasti është raportuar nga Ministria e Brendshme.

“Sot, rreth orës 02.40 të mëngjesit në SPB-në e Shkupit është raportuar se në komunën e Sarajit, pas një keqkuptimi në një festë ditëlindjeje është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik mes shtetasve N.I.(64), D.I. .(35), D.I.(41), E.I.(28), A.I.(66) familjarë të një fëmije të mitur dhe nga tjetër të afërmit e tyre J.E.(43), A.I.(23), D.I.(41), J.I.(18), A.I.(21), J.I.(19), Z.I.(38), të gjithë nga Saraji”, thekson raporti i MPB-së.

Më tej nënvizohet se konfrontimi fillimisht ka qenë verbal, ndërsa më pas ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe sende të forta dhe për pasojë disa persona janë lënduar lehtë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia ku dhe ka ndaluar një pjesë të personave në fjalë ku më pas janë shoqëruar në stacionin policor për sqarime të mëtejshme lidhur me rastin në fjalë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

caji-600x360

Keqpërdorën të dhënat e mjekëve për të shitur çaj, një kompani dhe një person nga Maqedonia rrezikojnë të dënohen me gati 7.000 euro

kuvendi parlamenti

Skandali në Onkologji, Kuvendi miratoi propozimin për formimin e Komisionit Anketues

krenar lloga

Ministri i Drejtësisë, Lloga dorëzoi në Qeveri propozim-Ligjin për falje

administrata-600x360-1

Ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe nëpunësit në administratë në procedurë qeveritare, do të miratohen me flamur evropian

INFO

NA NDIQ