Sherr mes Elvisit dhe Shqipes/ ‘Do vëmendje nga ata që nuk ta kanë dhënë kurrë’

Shqipja u bë e famshme në një emision dashurie dhe u pikas për temperamentin e saj.

Në InstaStory, Shqipen e kanë pyetur, “Ç’mendim ke për Elvisin që tha çdokush më mirë se ti?”.

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin.”- ka thënë ajo.

Pas kësaj përgjigjeje, shpejtë erdhi edhe thumbi i konkurrentit i cili ndau në InstaStory me ironi foton e pastës së dhëmbëve, teksa shkroi:

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. ‘Colgate Max Fresh’ kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral”, tha Loco.

“Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë.”, u shpreh Loco.