Sherr mes partnerëve të koalicionit, BDI si jep disa poste BESËS, Zaevi i heshtur?!

0

Ditë më parë u publikua një listë me drejtoritë dhe agjencitë qeveritare që do të udhëheq Lëvizja BESA në kuadër të bashkëqeverisjes. Nga kjo parti theksuan se në bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev janë dakorduar që të udhëheqin fillimisht me këto institucione:

1. Agjencioni për ilaçe
2. Agjencioni për Komunikime Elektronike
3. Këshilli për Radiodifuzion
4. Avokati shtetëror
5. Inspektorati Shtetëror pë Urbanizëm
6. N.P. Hekurudhat
7. Klinika e Transfuziologjisë
8. Edhe një klinikë tjetër e cila do të dihet ditëve në vijim.
9. Qendra për punë Sociale-Shkup
10. Enti Shtetëror për fëmijët me aftësi të kufizuara

Por kjo listë ka shkaktuar përplasje brenda partnerëve shqiptarë të koalicionit qeverisës.
Derisa nga BESA theksuan se këto janë tashmë institucionet që do ti takojnë dhe se bisedimet janë duke vazhduar edhe për institucione tjera, në BDI kanë mohuar se disa nga drejtoritë dhe agjencitë e lartëpërmendura do ti takojnë partisë që drejtohet nga Afrim Gashi.

Sipas gazetës Koha, nga BDI thonë se nuk ka marrëveshje që “Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti” dhe Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) ti takojnë Lëvizjes BESA.

“Vetëm gjysma prej dhjetë drejtorive janë të vërteta, të tjerat jo, sidomos AEK dhe Hekurudhat. Për të tjerat do të shohim si do të rrjedhin bisedimet”, thotë për KOHA njëri nga zyrtarë të lartë të BDI-së. Por nga BESA, krahu i Gashit shprehen të sigurt se i kanë fituar tashmë 10 drejtori, ndërsa sa i përket qëndrimeve të BDI-së se vetëm gjysma janë të vërteta, Orhan Murtezani nga BESA thotë se nuk kane negociuar me BDI-në, por vetëm me në me LSDM dhe se bisedimet vazhdojnë për drejtori të tjera. Ndërkohë, bisedimet për marrjen e disa drejtorive po zhvillon edhe PDSH. (INA)