Sherr në emision, Artan Hoxha i vërsulet Berishës: Ke djegur Azem Hajdarin! Do të të …

Një debat i ashpër është ndezur mbrëmjen e sotme, mes gazetarit Artan Hoxha në studio dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në linjë telefonike.
Akuza të forta për shpifje dhe gënjeshtra janë lëshuar nga të dyja palët e nuk kanë munguar akuzat e forta për implikime në krime dhe vrasje.

Hoxha tha se Berisha vrau Azem Hajdarin dhe u shpreh se do të jetë aty për të bërë kronikën e arrestimit të tij si Pinoceti, 85 vjeç në burg.

Berisha i është përgjigjur këtyre deklaratave duke u shprehur se gazetari është bashkëpuntor i Haklajve.

Debati:

Hoxha:  Mbas marrëveshjes.

Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.

Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe aji nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.

Berisha: Je një gënjeshtar

Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Toropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.

Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.

Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që  je kapur në Tropojë që ke kërkuar që të marrësh me  vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra në 5 janar të vilti 1998.

Dhe mbas asaj vrasje ke edhe 150 vrasje të tjera në Tropojë. Cdo shantazh dhe presino i yti nuk me tremb, nuk më ka trembur kurrë.

Berisha: Ti nuk ke as fytyrë, as moral as karakter.

Hoxha: Nuk më zhduk dot mua siç zhduke Remzi Hoxhën. Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Më lë mua në kurriz vrasjen e një personi që unë kam akuzuar policinë e shtetit.

Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…

Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit… Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

VIDEO:

http://www.dailymotion.com/video/x6fby3u