Sherri mes kryetarit dhe ish-kryetarit të Haraçinës, komuna e mbyllur, prokuroria sjell një vendim

INA
INA

27 Maj, 2023

Nuk ka zgjidhje dhe tejkalim të situatës së tendosur në komunën e Haraçinës, pas një mosmarrëveshje tensionuese midis kryetarit aktual, Ridvan Ibrahimi dhe ish-kryetarit Brahim Ajvazi. Ky i pari thotë se ndjehen të kërcënuar, ndërsa Ajvazi ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë.

Sipas këtij të fundit në këtë situatë duhet të ndërhyjë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, për të zgjidhur një mosmarrëveshje që siç thuhet ka të bëjë me një tokë të ndarë nga komuna.

Megjithatë, në këtë situatë të tensionuar, masat e ndërmarra nga autoritetet është që të evitohet çdo kontakt midis dy krerëve të komunës, përcjell INA.

“Masa kujdesi, obligim që të paraqitet në polici, ndalesë për të vizituar hapësirat e Komunës së Haraçinës, si dhe ndalesë për t`iu afruar dhe kontaktuar me Kryetarin e Komunës së Haraçinës”, ky është propozimi i dorëzuar nga Prokuroria Themelore Publike në Gjykatën Penale për 69-vjecarin nga Haraçina, siç percjell KlanM.

Sipas Prokurorisë, 69 vjeçari pasi nuk e kishte gjetur kryetarin në zyrë, e ka takuar në oborr, ka nisur ta ofendojë dhe ta kërcënojë. Sipas Prokurorisë, ai ka kryer veprën penale – Dhunë konform nenit 386 paragrafi 1 të Kodit Penal. Por, Ajvazi për TV21 mohon të ketë kërcënuar kryebashkiakun.

Kryetari i Komunës së Haraçinës gjatë të enjtes njoftoi se për shkaqe sigurie mbyllet Komuna e Haraçinës. Autoritetet e kësaj Komune thanë se janë të kërcënuar dhe për disa ditë nuk do të punojë administrata komunale.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

INFO

NA NDIQ