Sherri i shtetasve nga Maqedonia ka tronditur Zvicrën

0

Tmerri i vërtetë për 14-vjeçarin nga Cyrihu, Joel A.: Dy të maskuar e sulmuan atë në dhomën e fëmijëve dhe e therën 15 herë me thikë. Autorët bile as që e njihnin viktimën.

Shtetasja nga Maqedonia Arda B. (35) nga Dietikoni, së bashku me të vëllain e saj Blerim F. (32), në nëntor të vitit 2016 kishte tentuar ta vriste një të mitur në Cyrih, të cilën ajo bile as që e njihte, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com. Gjatë ditës së martë, që të dy do të duhet të përgjigjen para Gjykatës rajonale të Cyrihut.

Gjithçka filloi kur amvisja dhe nënë e dy djemve ishte zemëruar në njerkun e saj Bojan B. Nga urrejtja e madhe, sipas aktakuzës, Arda B. ka dashur “ta tronditë apo edhe ta vrasë atë”. Ajo mori ndihmë nga vëllai i saj më i vogël, i cili erdhi ekskluzivisht nga Maqedonia. Së bashku, ata vendosën maska të zeza, valixhe të shpinës, doreza – dhe dy thika.

Një të shtunë të nëntorit 2016, ata shkuan në banesën e njerkut të tyre në rrugën “Brahmsstrasse” të Cyrihut, përcjell Shtegu.com. Por, atë ditë viktima e planifikuar nuk ka qenë në banesë. Kur Arda B. dhe vëllai i saj kuptuan se fqinja në të njëjtin kat e kishte lënë vetëm banesën dhe se djali i saj ishte i vetëm në te, ata ndryshuan qëllimin e tyre. Plani: Ata do t`i bënin diçka djalit dhe sulmin me thikë pastaj do t`ia mvishnin njerkut.

Pra, vëllau dhe motra hynë të maskuar dhe të armatosur me thikë, në banesën tjetër. Joel A. (atëbotë 14-vjeçar) po qëndronte i shtrirë në shtratin e tij në dhomën e fjetjes, duke luajtur me një telefon celular dhe tabletë. Përderisa Blerim F. ishte shtangur, Arda B. ia rrëmbeu pajisjet djaloshit dhe me thikë të kuzhinës e sulmoi viktimën e saj. Me këtë rast u shkaktua luftë për jetë a vdekje, me ç`rast djaloshi pësoi 15 të prera dhe lëndime në trup. Më në fund, ai arriti ta rrëzoj sulmuesen përtokë. Autorët menjëherë u arratisën.

Thika e shtetases maqedonase ia kishte goditur Joel A. të dy mushkëritë dhe jeta e tij po kërcënohej, përcjell Shtegu.com. Adoleshenti arriti të zvarritet deri tek shkallët e korridorit të ndërtesës, duke e humbur atje vetëdijen. Banorët e gjetën me gjakderdhje të madhe, por ai mbijetoi mrekullisht.

Më pas, Arda B. në banesë i shkroi dy letra anonime për Policinë Kantonale të Cyrihut, në të cilat ajo pretendonte se njerku i saj e kishte kryer krimin. Si rezultat, Bojan B. u mor në pyetje nga policia dhe u kontrollua alibi i tij. Vetëm gjysmë viti më vonë, hetuesit u ranë në gjurmë pastaj Arda B. dhe vëllait të saj. Që atëherë, ata janë në paraburgim.

Përse ishte shkaktuar zënka mes Arda B. dhe njerkut, bashkëshorti i saj i tanishëm dhe babai i Bojanit, nuk dëshiron të tregojë. Edhe ai është akuzuar gabimisht nga Arda B. për ushtrim të dhunës dhe thekson: “Ne jemi duke u divorcuar”. Mandej shton: “Pse ajo e bëri këtë vepër, për mua mbetet një mister. Por, unë mendoj se ajo është e shqetësuar psikikisht nga lufta në vendin tonë. Ajo është dashur t`i shikojë anëtarët e familjes së saj se si janë vrarë”.

Se diçka nuk ishte në rregull me bashkëshorten e tij, ai e vuri re edhe gjatë bashkëshortësisë, përcjell Shtegu.com. Ai u akuzua gabimisht nga Arda B. për ushtrim dhune në familje. Kjo ishte edhe arsyeja përse ai është dashur të qëndrojë tre ditë prapa grilave i pafajshëm.

Në seancën e së martës, një përkthyes shqiptar do të duhet të përkthejë për vëllaun dhe motrën. Përveç dënimit, porkurori do të kërkojë edhe dëbim nga Zvicra për një periudhë 15 dhe 12 vjeçare.