Sherri mes Sarës dhe Françeskës, ja kujt i jep të drejtë ish-opinionistja e BBV

INA
INA

05/03/2024

Mbrëmjen e sotme të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Antoneta Koçi dhe Monika Lubonja në studio dhe Efi Dhedhes dhe Balina Bodinaku nëpërmjet lidhjeve telefonike për të dhënë mendimin e tyre për debatin e ashpër mes banoreve Sara dhe Françeska brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Rikujtojmë se gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Por kush do të përjashtohet dhe kush do të dënohet, të paktën kështu thuhet në promo-n e publikuar në lidhje me spektaklin e ditës së nesërme.

Ish-opinionistja e edicionit të parë të BBV, Balina Bondinaku në lidhje me këtë situatë shprehu qëndrimin e saj dhe tha se:

Unë nuk di ta bëj analizën e saktë të asaj se çfarë ka ndodhur sepse jo gjithçka duket qartë. Mendoj që elementi më pak i rëndësishëm në këtë histori është kush shtyu kë? Ne nuk duhet të ishim duke folur për këtë. Zarfi i Zi duhet të kishte ardhur që kur filluan ofendimet. Ky është një qëndrim i imi për çdo ngjarje në shtëpinë e BBV.

Dhuna verbale nuk është më pak dhunë se sa ajo fizike, është po aq e dënueshme. Tolerimi i dhunës verbale, le të themi normalizimi në njëfarë mënrye ka çuar edhe në situatën në të cilën është sot shtëpia e BBV, ku shikojmë një dhunë ekstreme e cila ka dalë jashtë kontrollit. Duket sikur kanë hequr dorë nga çdo lloj fantazie të menduari, dëshire për të luajtur. Po i bien shkurt kur janë në nominim i fusin një sherr, shahen dhe mendojnë se po qëndrojnë akoma ndërkohë që janë bërë bajate, vulgare, të rëndomta dhe të padurueshme.

Ai është një vetësakrifikim edhe i Sarës. Ajo nuk e di se çfarë ndodh jashtë. Në momentin që e bën këtë gjë ajo ose luan me bllofin ‘të dalë ku të dalë të shoh ku jam’ ose thjesht i ka ardhur në majë të hundës nga ato ofendime. Mendoj që në disa raste gjykimi që i është bërë Sarës për jetën personale, ka qenë për mua i tepruar dhe e ka bërë atë vajzë të ndihet e gjykuar.

Sipas Balinës ja kush duhet të dalë dhe kush duhet të dënohet:

Të them të drejtën nuk dua të dukem e njëanshme, nuk kam ndonjë simpati të veçantë për njërën apo për tjetrën por mendoj që agresioni i Françeskës ishte i pajustifikuar dhe ishte ai që e inicioi. Nëse një agresion ndalohet në moment nuk jep mundësi që të degradojë deri në atë pikë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-15-21-40-25-867_com.facebook.katana-edit

“O Egla ose unë në shtëpi”/ Jetmiri shantazhon: Do iki nga BBV nëse nuk…

kiara koncert luizi

Kiara e sfidon me këngë, Luizi paralajmëron krijimin e grupit të ri muzikor (video)

egla

ITALIANI që i ka RRËMBYER zemrën EGLËS del “në dritë”?/ Ish banorja: Kanë një BIZNES bashkë, por…

Screenshot_2024-04-15-16-42-54-850_com.facebook.katana-edit

“Nxehet” atmosfera në Big Brother, Egla dhe Erjola bëjnë “twerk” në kuzhinë

kiara

Kiara tregon ndryshimin drastik që ka pësuar në shtatzëni

ledion lico

Ledioni publikon foton më të bukur të fëmijëve tij

luizi kiara

Luizi dhe Kiara japin lajmin e shumëpritur

Luizi dhe Kiara

Luizi dhe Kiara do të jenë më afër publikut, ja ku do të mund ta ndiqni jetën e përditshme të çiftit

xhuliana nura

Xhuli Nura opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3 krah Luiz Ejllit?

INFO

NA NDIQ