Sherri Sofje-Shkup zbret dhe në Shqipëri. Ofensivë diplomatike në Pustec

ina-online
ina-online

28 Gusht, 2023

Sherri ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që ka bllokuar avancimin e kësaj të fundit në BE, po transferohet edhe në Shqipëri. Sofja zyrtare, ka nisur një ofensivë diplomatike në zonat ku Shkupi i quan si pjesë të pakicës maqedonase.

Siç bën të ditur një njoftim i ambasadës bullgare në Tiranë, në Pustec ka mbërritur një nga kardiologët më të mirë bullgarë që të kryejë vizita falas për banorët, ndërkaq vijojnë investimet për ujësjellësa dhe infrastrukturë, shkruan gazeta Tema. Në këtë njoftim më tej thuhet se Fondacioni “Kujtesa Bullgare” përpos përkujdesit për bashkëatdhetarët e saj, janë realizuar shumë projekte përkrahëse financiare siç përmendet sigurimi falas i ekzaminimeve kardiologjike në rajonin e Prespës së Vogël ku ka siç thuhet pakicë bullgare në Shqipëri, me përkujdesjen e konsulentit të kardiologjisë të Bullgarisë Prof. Ivo Petrov, së bashku me një ekip mjekësh nga Spitali “Acibadem City Clinic” (Sofje).

Kjo nismë thuhet se është nën kujdesjen e ministres së jashtme bullgare, Maria Gabriel.

Fondacioni thotë se në vitin 2020 i dhuroi bashkisë Pustec një zjarrfikëse, një ambulancë dhe një fuoristradë për patronazh social. “U rinovua ujësjellësi në fshatin Tuminec, duke u mundësuar furnizimi 24 orë me ujë në dy nga nëntë fshatrat e Prespës së Madhe. Me mbështetjen financiare të Fondacionit “Kujtesa Bullgare” u blenë mobilje të reja dhe u sigurua një sallë kompjuterike në shkollën në Pustec. Prapë Dr. Vrabevski ndihmoi rekonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës midis fshatit Vërnik dhe qytetit të Bilishtës në kuadër të programit “Ndihma për Zhvillim” të qeverisë bullgare” shkruan ky fondacion.

Por, nga ana tjetër, edhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë realizuar projekte për të mbështetur banorët e kësaj zone, për të cilët thotë se janë maqedonas dhe jo bullgar. Kohën e fundit presidenti i vendit, Stevo Pendarovski vizitoi këtë zonë, duke ofruar mbështetje për këta banorë. /Gazeta Tema

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

INFO

NA NDIQ