Sheshov: Ndërtimet e reja janë të sigurta, kalojnë nëpër kontrolle të rrepta

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2023

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka aktualizuar debatin për cilësinë dhe mënyrën e ndërtimit të objekteve te ne. Mbindërtimet, shtesat tek ndërtesat ekzistuese dhe ndërtimet jolegale paraqesin rrezik në rast të paraqitjes eventuale të një tërmeti të madh në të ardhmen. Drejtori i Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë, Vllatko Sheshov tha se ndërtesat e reja janë të sigurta pasi kalojnë nëpër kontrolle rigoroze.

“Duhet të kemi parasysh se nuk janë në pyetje vetëm ndërtesat e reja, kemi ndërtesa ekzistuese, shpesh përsëris se kemi mbindërtime që paraqesin problem gjatë tërmeteve të tilla, poashtu duhet të pranojmë se kemi edhe objekte jolegale që për to nuk kemi asnjë njohje, as dokumente dhe këto janë punë që në të ardhmen duhet të përmirësohen, vetëm atëherë mund të flasim për gjendjen reale të ndërtimeve në Shkup dhe shtet”, theksoi Vllatko Sheshov, Drejtor i Institutit Sizmologjik.

Në një konferencë të mbajtur në Shkup morën pjesë edhe përfaqësues nga Japonia, ndërsa u shkëmbyen përvojat për rritjen e sigurisë dhe uljen e rreziqeve nga tërmetet eventuale në të ardhmen.

“Këtë vit është përvjetori i 60-të nga tërmeti në Shkup dhe është një rast i mirë, jo vetëm të rikujtojmë tragjedinë, por poashtu të përgatitemi për të ardhmen. Ne e prezantojmë teknologjinë e re japoneze që do të parandalonte tragjedi nga ndonjë tërmet i mundshëm në të ardhmen. Ne duhet të jemi të përgatitur për një gjë të tillë”, u shpreh Kazuja Ocuka, Ambasador i Japonisë.

Në konferencë u theksua se izolimi sizmologjik mund të shpëtojë jetë njerëzish, por për implementimin e vazhdueshëm të një metode të tillë nevojiten më shumë fonde, zhvillim, hulumtim, implementim dhe mirëmbajtje. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

INFO

NA NDIQ