SHGM: Deklarata e Ahmetit se TV “Alfa” dhe “Telma” janë armiq të shqiptarëve është skandaloze

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/01/2023

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë-SHGM ka e ka quajtur skandaloze deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili mbrëmë gjatë një tubimi në Gostivar, duke folur për përçarjet brenda partisë, i quajti televizionet maqedonase “Alfa” dhe “Telma” armiq të shqiptarëve, njofton Portalb.mk.

“Kujt i bëjmë shërbim me këto lëvizje që po bëhen, sigurisht që armiqve të shqiptarëve, po duartrokasin. Alfa, Telma, Melma, çfarë janë këto. Çka fituan shqiptarët që përçaheshin në të kaluarën? Çfarë? Asgjë nuk fituan”, tha Ahmeti, duke iu dërguar porosi funksionarëve të pakënaqur të BDI-së apo të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, se nuk do ta heq nga pozita e zëvendëskryeministrit Artan Grubin, pasi që kështu ka vendosur shumica në parti.

“Kjo deklaratë skandaloze është e dëmshme dhe mund të kërcënojë sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias, duke nxitur kështu censurën në një kontekst më të gjerë. Deklarata është në veçanti problematike sepse vjen nga kryetari i një partie politike që është pjesë e Qeverisë dhe mund të stimulojë sulme dhe kërcënime ndaj mediave dhe gazetarëve nga anëtarët e partisë dhe kjo mund të sjellë pasoja shumë negative për lirinë e shprehjes”, thonë nga SHGM.

Në reagim, SHGM deklaroi se besojnë që zyrtarët publikë, e veçanërisht liderët e partive politike, duhet të përmbahen nga deklaratat që etiketojnë mediat sepse kjo është në kundërshtim me vlerat evropiane që vetë politikanët po përpiqen t’i promovojnë te qytetarët.

“I rikujtojmë Ahmetit, por edhe kolegëve të tij nga partitë tjera politike, se gazetarët janë zëri i publikut dhe detyra kryesore e tyre është të hetojnë dhe të bëjnë pyetje që janë me interes publik ndërsa politikanët janë ata që duhet t’u përgjigjen atyre pyetjeve dhe të ofrojnë kushte të sigurta për kryerjen e punës së tyre”, shtojnë nga SHGM.

Por, nga BDI, sot dërguan kumtesë, gjegjësisht sqarim në lidhje me deklaratën e mbrëmshme të Ahmetit. Ata thonë se “Ahmeti ka folur për mungesën e angazhimit të partive politike maqedonase me qytetarët në kontekst të marrëdhënieve me shqiptarët sepse është shqetësuese urrejtja ndaj udhëheqësve shqiptar të institucioneve të shtetit, e cila shfaqet nga qytetarët maqedonas në emisionet kontaktuese në televizionet maqedonase me etiketime si Bugar Osmani, Artan terroristi dhe ofendime të vrazhda ndaj vetë Ali Ahmetit dhe të tjerëve”.

“Kjo vjen si pasojë e mospunës së partive politike maqedonase me qytetarët dhe thellimit të qëllimshëm të ndasive tek populli. Ahmeti nuk ka përmendur media armiqësore, por tone agresive armiqësore nga qytetarët, të nxitur nga partitë politike, në emisionet kontaktuese në këto televizione. Ahmeti dhe BDI janë aleat të mediave, shoqërisë civile dhe fjalës së lirë dhe këtë e kemi dëshmuar në 22 vitet e kaluara në veprimtarinë tonë të përditshme”, shtuan nga BDI.

TË FUNDIT

Dogana e Gjermanisë zbuloi 1,500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Serbia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

13 milionë të zhdukura, kultura e tradhtuar – VLEN i jep fund heshtjes që la pas BDI

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË