SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/04/2023

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot, nga një person i cili është i punësuar në komunën e Tetovës.

Pas publikimit të storjes nga ana e gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot, e cila flet për nepotizëm gjatë procesit të punësimit të bashkëshortes së Udhëheqësit të Departamentit për Arsim në Komunën e Tetovës, Validin Ademi, ai dje ka marrë kërcënim online në Facebook nga ana e vëllait të udhëheqësit Ademi.

Sipas dëshmisë së kolegut, personi Valmir Ademi gjatë ditës së djeshme, me mesazh privat e ka kërcënuar me fjalët: “Po prek bukën time dhe familjen time, ndaj që nga ky moment të keni kujdes ti bashkë me shefin tënd”.

Kërcënimi është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sipas informacioneve të kolegut Nevri Ademi, kërcënuesi tashmë është dërguar në stacionin policor.

Rasti është paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe SHGM do të ndjekë hetimin dhe do të kërkojë reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

SHGM do t’i drejtohet kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe do të insistojë që të kërkoj përgjegjësi nga personi i cili ka drejtuar kërcënime ndaj gazetarit Ademi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

IMG_9311

Taravari: Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!

INFO

NA NDIQ