SHGM dhe KEMM me denoncim në MPB për përhapje të gjuhës së urrejtjes në faqen e Facebookut të Kanal 5

Picture of INA
INA

18/09/2023

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) sot do të dorëzojnë denoncim në Departamentin për krime kompjuterike dhe forenzikë digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas denoncimeve të marra nga kolegët.

Konkretisht, bëhet fjalë për një njoftim në faqen e Kanal 5 të datës 17 shtator, me titullin “Burri nervoz nga Haraçina goditi me thikë dy banorë të Aerodromit dhe tentoi të godiste me makinë një grup njerëzish!”, i cili më pas u përcoll në faqen e Facebookut të këtij televizioni, me komentin: Sërish “albanofobi” dhe tani nga PThP?”. Në këtë publikim janë shpërndarë një numër i madh komentesh, disa prej tyre me fjalor dhe përmbajtje të papërshtatshme që inkurajojnë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin etnik.

Si gazetarë dhe organizata mediatike, ne dënojmë fuqishëm të gjitha komentet që bëjnë thirrje për dhunë dhe stigmatizojnë një komunitet të tërë etnik.

Disa nga komentet janë: “fisi i egër ortoma”… “Sa të egër janë sh….., po ne duhet të fajësojmë veten… një shoqëri për të gjithë???”… “aq ua pret, janë të kufizuar në tru” ” … dhe të tjera.

SHGM-ja dhe KEMM-ja i kërkojnë Ministrisë së Brendshme që të hetojë me kujdes mesazhet kërcënuese dhe për ato profile që dihen nga organet hetimore, përdoruesit të thirren në pyetje dhe të merren masat e duhura ndaj tyre.

Kujtojmë se Gjykata Themelore Penale tashmë ka një praktikë gjyqësore pozitive me dënime me burgim me kusht për autorët që kanë publikuar më herët mesazhe kërcënuese në rrjetin social Facebook, pas raportimeve të mëparshme të SHGM-së.

Njëkohësisht theksojmë se është obligim etik dhe ligjor për çdo media profesionale që të jetë e kujdesshme në mënyrën e informimit, veçanërisht për temat që lehtë mund të nxisin jotolerancën dhe diskriminimin. Përndryshe, media mund të shkaktojë gjuhë të urrejtjes, jotolerancë etnike dhe kjo mund të çojë në krime të tjera të urrejtjes.

Gjithashtu theksojmë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) ka praktikë gjyqësore sipas së cilës media është përgjegjëse për përmbajtjen e komenteve të publikuara nën tekstin e artikullit përkatës (Delfi AS kundër Estonisë)”, thuhet në reagimin e SHGM-së dhe KEMM.

TË FUNDIT
20 minuta
OKB: Më shumë se 400.000 fëmijë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve në Liban
21 minuta
LSDM: Edhe sa të shtëna dhe vrasje duhet të ndodhin që Toshkovski të japë dorëheqjen?
38 minuta
Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE
2 orë
Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030
2 orë
Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohet me fletarrest ndërkombëtar

ME TE LEXUARA

24 orë
Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar
12 orë
Provokime nga ana serbe në kufi, Policia kërkon nga ndërkombëtarët që të ndërmarrin veprime
21 orë
Ministri i Kulturës paralajmëron hapjen e dy muzeve në Kalanë e Shkupit
1 ditë
Mot më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale
16 orë
Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit
24 orë
Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

Bejrut Liban

OKB: Më shumë se 400.000 fëmijë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve në Liban

LSDM

LSDM: Edhe sa të shtëna dhe vrasje duhet të ndodhin që Toshkovski të japë dorëheqjen?

Mickoski

Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE

edi rama

Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

Policia-e-Kosoves-800x445

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohet me fletarrest ndërkombëtar

arjanit hoxha

“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”

Tatjana Dimitrovska

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

Moti_26-780x470-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

IMG_1001

Provokime nga ana serbe në kufi, Policia kërkon nga ndërkombëtarët që të ndërmarrin veprime

INFO

NA NDIQ