SHGM i jep mbështetje ZHURNAL-it pas kërcënimeve dhe padive nga Shaqir Fetahu: Do të monitorojmë syçelur procesin gjyqësor

Picture of ina-online
ina-online

25/09/2024

Po zgjerohet dita ditës përkrahja dhe shqetësimi për presionin e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Shaqir Fetai ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal dhe drejtorit Bexhet Musliu.

Në këtë drejtim, Shoqata e Gazetarëve Maqedonisë (SHGM) në mënyrë direkte dhe pa rezerva jep mbështetje për Zhurnal dhe drejtorin Bexhet Musliu në përballjen me padinë dhe kërcënimet kryetari i BFI-së. Madje në SHGM, si organizatë më e madhe dhe më e vjetër gazetareske në vendin tonë, janë të bindur se nuk ka bazë që kryetari i BFI-së të fitojë këtë proces, por gjithashtu shprehen bindur se qëllimi i tij është ushtrim presionit mbi lirinë e shprehjes.

“Jemi të njoftuar për procedurën juridike dhe për padinë nga Reisi i BFI-së, sepse jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrën e avokatit Filip Medarski, e cila zyrë me sukses mbron azetarët me vite të tëra. Pas konsultimeve me avoktatët, vlerësimi është se kjo padi ka gjasa të vogla të jetë në dëm gazetarëve, respektivisht dëmin tuaj, sepse është e qartë se tekstet që kontestohen hapin tema që janë me interes legjitim publik. Megjithatë, në seancën e ardhshme gjyqësore do të prezantojnë edhe përfaqësues të SHGM-së, që do ta mbikëqyrin procedurën gjyqësore. Meqë paditësi (Shaqir Fetai v.j.) kërkon dëmshpërblim të lartë dhe njëkohësisht është person me pozitë të lartë në bashkësinë fetare, mund vlerësohet se bëhet fjalë për padi të ashtuquajtur SLAPP (Strategic Lawsuit Against Public Participation)”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

“Këto janë padi që kanë për qëllim t’i heshtin dhe frikësojnë mediumet përmes proceseve gjyqësore duke i dobësuar financiarisht dhe për këtë arsye vlerësohen si formë e presionit ndaj lirisë dhe shprehjes”, sqarohet më tutje në reagim.

SHGM e konsideron veçanërisht shqetësues dërgimin e porosive me përmbajtje kërcënuese nga reisi Shaqir Fetai në celularin e drejtorit Musliu përmes WhatsAppit dhe fshirjen e tyre të menjëhershme. Njëkohësisht SHGM shpreh gatishmëri për të përkrahur Zhurnal-in në denoncimin e rastit në polici, duke afruar edhe ndihmë juridike për këtë qëllim.

“Për këtë arsye ju rekomandojmë që ta paraqitni rastin në polici për ta hetuar. Nëse është e nevojshme, këtë mund ta bëni në shoqërim të avokatit nga SHGM i cili mund të japë këshilla në mënyrë plotësuese. Mbetemi në kontakt dhe me syçeltësi e përcjellim zhvillimin e këtyre ngjarjeve”,

Zhurnal falënderon SHGM-në për këtë mbështetje, e njëkohësisht presim mbështetje të tillë edhe nga organizata e shoqata tjera venodre e ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, nga përfaqësitë diplomatike që kanë përkrahur çdo herë mediumet në vendin tonë por edhe institucionet përkatëse që e kanë obligim të parandalojnë çdo lloj forme të presionit ndaj mediumeve./Zhurnal.mk

TË FUNDIT
1 orë
Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë
1 orë
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
1 orë
Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?
1 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal
11 orë
Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

ME TE LEXUARA

16 orë
VLEN: Bexheti dhe Arsovska po deshqiptarizojnë administratën e Qytetit të Shkupit
22 orë
Ibrahimi: Nuk është e lehtë të udhëheqësh me komunë si ajo e Haraçinës por do të vazhdojmë të jemi aty
11 orë
Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së
19 orë
Maqedonia e Veriu nënshkroi, merret huaja prej 500 milionë eurove nga Hungaria
1 ditë
"Rasti i Kumanovës", "Monstra" dhe arrestimet me fletëarreste në takimin Haxhiu-Filkov
16 orë
Nënë e bijë u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës, policia jep detaje
22 orë
Durmishi: 100 ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
1 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal
19 orë
Deri 60 gra në vit preken me kancerin e gjirit

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë

kushtetuesja 2024

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

paraburgim-1

Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal

antonio milloshoski

Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

arben taravari muhedin brava

Taravari: Muhedin Brava, kryetar i degës së ASH-së në Çair

izet mexhiti

Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti

oliver spasovski

Spasovski: Kredia nga Hungaria ka harxhime të padefinuara

salla sportit zajaz

Thellohet “misteri” rreth Sallës së Sportit në Zajaz / Kush e ndërtoi dhe ku është dokumentacioni i saj?

INFO

NA NDIQ