SHGM: Promovimi mediatik i MPJ-së është joligjor

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/01/2023

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj procedurës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila përmes prokurimeve publike paraprake, investon mjetet e qytetarëve për fushata në media private për promovimin e kryesimit me OSBE-në.

Sipas informacioneve publike, Ministria e Punëve të Jashtme do të shpenzojë rreth 100.000 euro për aktivitete promovuese lidhur me kryesimin e Maqedonisë me OSBE-në, për të cilat është bërë marrëveshje me një kompani private të marketingut.

SHGM kujton se kjo procedurë nga ana e Ministrisë së Jashtme drejtpërdrejt është kundër vendimit të mëparshëm të Qeverisë me date 22 gusht 2017, me të cilin praktikisht vendoset moratorium për reklamat qeveritare në mediat private.

“Ky vendim, i cili plotëson ndalimin ligjor aktiv për fushata qeveritare, udhëzon të gjitha organet e administratës shtetërore si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të ndërpresin reklamimin në televizionet dhe radiot komerciale, gazetat ditore dhe javore, tabelat reklamuese, portalet e internetit etj. Alarmojmë që praktika e pagesës së fushatave qeveritare në media me paratë e qytetarëve, përveç se është e paligjshme dhe në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Qeverisë, e njëjta mund të nxisë edhe institucionet e tjera publike ta zbatojnë atë, gjë që do të dëmtonte në mënyrë shtesë tregun e brishtë mediatik”.

“Kjo praktikë e mënyrës së shtrenjtë dhe selektive të blerjes së hapësirës mediatike përmes fushatave qeveritare nuk mund të konsiderohet si mbështetje për mediat, por si përpjekje për t’i korruptuar ato dhe njëkohësisht për të promovuar propagandën politike në dëm të interesit publik”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

TË FUNDIT

Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë

Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin

Vuçiq “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe

Zaevi dhe Kovaçevski kanë harxhuar mbi 280 mijë euro për reklamim në facebook

BDI: Shqiptarët të poshtëruar dhe të përjashtuar edhe në ushtri

Taravari mesazh Kurtit: Punë të mbarë z.Kryeministër!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË