Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot do të zgjedh kryetarin, këshillin drejtues dhe këshillin mbikëqyrës. Po ashtu do të zgjedhet edhe përbërja e re e Këshillit të Nderit.
Tre gazetarë janë në garë për pozitën e kryetarit të SHGM-së: Mlladen Çadikovski që rikandidohet, Filjana Koka dhe Marjan Nikolovski.
Mbledhja e rregullt vjetore do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup.