Shkruan: Rrahman Hyseni
Më 17 Shkurt 2024 u mbajt Manifestimi tradicional për nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, organizuar nga SHHM me seli në Zvicër.
Me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës u hap manifestimi Kulturoro Artistik organizuar nga SHHM me seli në Zvicër.
Me këngë nga solistja e mirnjohur Lumnije Krasniqi dhe valle e këngë nga SHKA Medvegja u hap manifestimi i shumë pritur i cili rreth vetes grumbulloi shqiptar jo vetëm nga Medvegja por mbarë mërgatën shqiptare.
Në skenë u ngjit trupa e SH.K. “MEDVEGJA” e cila përformoi me këngë dhe valle për të sjell atmosferë të mrekullueshme festive për mysafirët.
Sylejman Musliu i cili njëherit është edhe drejtor i SH.K.A “MEDVEGJA” solli këgë folklorike për të pranishmit.
U recituan vargje për Kosovën nga më të vegjlit tanë të cilët janë ardhmëria e vendit.
Për disponimin e mysafirëve u përkujdesën solistet e mirënjohura Gjyste VULAJ dhe Lumnije RAMADANI
SHH “MEDVEGJA” me seli ne Zvicër është ajo e cila din të mbledh rreth vetes mbarë mërgatën shqiptare me organizime të tilla me qellim të kultivimit, mbrojtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës, traditës kombëtare shqiptare me mbi 33 vjetë punë në dedikim të atdheut dhe vendlindjes.
Kryetari i SHHM z. ZYMER HAJRULLAHU në fjalën e tij përshëndetëse faleminderoi të gjithë të pranishmit duke uruar 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në emër të Shoqatës.
Ai shprehu mirënjohje për sakrificën e dëshmorëve të rënë për lirinë tonë.
SHHM me kryesinë dhe anëtarët e saj në vazhdimësi të pa lodhur me punë të vyera ashtu siç ishte edhe ky organizim i cili mbushi sallën me mysafirë si asnjëherë më parë. Gëzuar 16 vjetori i pavarësisë Kosovës!