Shifra rekorde në Maqedoni, 32 viktima dhe 199 raste të reja me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë shifrat e larta të viktimave nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 558 testime për Covid-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 119 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 157 raste.

Ndërsa viktimat kanë qenë 32 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 097. Po ashtu janë shëruar edhe 164 pacientë, 159 365 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me Covid janë 14781./Alsat