Shifrat alarmante të OKB, shqiptarët po pakësohen

0

Shqipëria deri në fund të shekullit do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë.

Sipas parashikimeve të OKB, në fund të këtj shekulli, popullsia do rrudhet në vetëm 1 milion banorë.

Me shifrën aktuale, popullsia do të bie me 62%. Sipas OKB, nga 5 shtetet që do të kenë rënien më të madhe 4 ndodhen në Ballkan.

Shteti i dytë që do të pësojë uljen më të madhe të popullsisë është Serbia me 52%.

Në vendin e tretë dhe të katërt renditen Moldavia dhe Bosnja, ku popullsia do të tkurret me 50% deri në fund të shekullit.

Shteti që mbyll pesëshen është Bullgaria me 48% tkurrje të popullsisë.

Gjithashtu OKB ka parashikuar edhe skenarin më negativ, ku nëse në Shqipëri do të vazhdojë të ketë ulje të lindshmërisë, Shqipëria do të rudhet me 500 mijë banorë deri në fund të shekullit.