Shifrat e KOVID-it vazhdojnë të bien në Maqedoni, por s’ka heqje të masave

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/03/2022

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon rënia e numrit të rasteve të reja të infektimeve dhe aktive me KOVID-19.

Sipas analizave serologjike, 86 për qind e të vaksinuarve dhe 75 për qind e të pavaksinuarve që janë infektuar me virusin kanë imunitet, por autoritetet mendojnë se është herët të flitet për lehtësim të mëtejshëm të masave.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali shprehet optimist për situatën e përgjithshme në vendin tonë, por jo optimist për masat. Ai sqaroi dje se vendet që janë standardi ynë si vendet e para që lëshuan masat, sot po kthehen në gjendjen e tyre origjinale.

“Fatkeqësisht jemi ende në kufirin mes zonës së verdhë dhe të gjelbër, por më shumë po shkojmë drejt zonës së verdhë. Nuk është më vetëm një tregues i numrit të të sapoinfektuarve, është shumë e rëndësishme për 100 mijë banorë sa janë të sapoinfektuar, sa janë të shtruar në spital dhe sa janë me pasojat. Si treguesi i shtrimit në spital ashtu edhe i të infektuarve rishtazi janë pozitivë. Shpresoj që këtë javë të jemi në zonën e gjelbër, por nuk jam i sigurt nëse jemi gati për të hequr masat dhe duhet të shohim se çfarë do të vendosim të mërkurën në mbledhjen e Komisionit”, theksoi ministri Sali.

Ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetësisë Publike dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive janë duke monitoruar situatën në vend, në rajon dhe më gjerë, dhe theksoi se këtë javë në mbledhjen e Komisionit për Sëmundjet Infektive të paraparë për të mërkurën do të diskutohet për situatën epidemiologjike në shtet.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 92 raste të reja me KOVID-19, nga 1176 analiza të kryera. 363 pacientë u shëruan, tre vdiqën. (INA)

TË FUNDIT

Putin “shkarkon” Lavrovin nga skena ndërkombëtare

Janevska: Do ta respektoj çdo vendim të kryeministrit

Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave

MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut

Albion Jashari, golashënuesi më i mirë i Super Ligës së të Rinjve në Maqedoni, po shkëlqen me fanellën e Shkëndijës /TABELA

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË