Shijojini dy golat fantastikë të Rashicës me superkomentim arab

0

Nuk ka mundur të ndodhte ndryshe përveç se Milot Rashica t’i ndizte komentatorët gjatë transmetimit të ndeshjes mes Werder Bremenit dhe Augsburgut të dielën në Bundesligë.
Anësori i Kosovës, Milot Rashica shënoi dy gola shumë të bukur në fitoren 4:0 kundër Augsbugut në Weserstadion, shkruan Gazeta Express.

Ai e shënoi golin e parë në minutën e 5-të, para se të realizonte përsëri rreth 20 minuta më vonë, një tjetër gol edhe më të bukur se të parin, i cili natyrisht se i ka lënë mbresa edhe komentatorit të beIN Sprts në gjuhën arabe.

Megjithatë, Rashica u detyra fatkeqësisht ta braktisë fushën pas pak më shumë se gjysmë ore lojë, për shkak të dhimbjeve në shpinë.

Ky ishte goli i katërt i kosovarit në 13 paraqitje në Bundesligë me Bremenin. /Gazeta Express/